Vangellovski mohon se ka kryer testim në Gjykatë se si PSP-ja e ka marrë urdhrin për bastisje te Pançevski

Kryetari i Gjykatës Supreme Jovo Vangellovski mohon se gjatë ditës së djeshme së bashku me kryetarin e Këshillit Gjyqësor Zoran Karaçovski kanë bërë kontroll të mënyrës që prokurorja Katica Janeva e ka marrë urdhër kërkimin për bastisje te gjykatësi Vlladimir Pançevski, njofton Portalb.mk.

Përmes një kumtese të shkurtër thekson se ka bërë kontroll të vazhdueshëm të Sistemit AKMIS.

“Gjatë ditës së 12.10.2017 u bë vizitë pune në Gjykatën Themelore të Gjevgjelisë nga ana e kryetarit të Gjykatës Supreme të Republikës së Maqedonisë dhe udhëheqësi i shërbimeve për informatikë i Gjykatës Supreme të Republikës së Maqedonisë ku është bërë kontroll për funksionimin e Sistemit AKMIS. Kësi lloj të vizitave janë planifikuar në periudhën e ardhshme për të gjitha gjykatat në Republikën e Maqedonisë. Bëhet fjalë për aktivitete të zakonshme në drejtim të përmirësimit të funksionimit të Sistemit AKMIS”, thuhet në kumtesë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button