Prokuroria Speciale i tregon emrat e gjykatësve që nuk bashkëpunojnë me të

“Edhe më tej vazhdon bashkëpunimi i rëndë me Gjykatën Themelore Shkupi 1 Shkup”, ankohen sot Prokuroria Speciale Publike (PSP), në lidhje me siç thonë ata, obstruksionet që u kryhen nga Gjykata Themelore Shkupi 1, njofton Portalb.mk.

“Më 20.01.2017 gjykatësit kujdestar të Departamentit për Krim të Organizuar dhe Korrupsion në Gjykatën Themelore Shkupi 1 i janë dorëzuar disa kërkesa për dhënie të urdhrit për bastisje. Kërkesat kanë të bëjnë me procedura të ndryshme hetimore dhe parahetimore të cilat i zbaton kjo Prokurori. Në vazhdën e kërkesave tona janë dorëzuar edhe dëshmi dhe bisedime të bisedave telefonike nga ndjekja e paligjshme e komunikacioneve për, për të cilat ka kompetenca Prokuroria Speciale . Edhe pse kërkesat janë dorëzuar te gjykatësi kujdestar, megjithatë për arsye të panjohura për Prokurorinë Speciale, gjykatësi kujdestar është ndërruar dhe kërkesat janë ndarë gjykatësve tjerë që të veprojnë për to. Vendimet për kërkesat tona janë sjellë pas mbarimit të afateve ligjore, me çka procedura është zvarritur dhe pamundëson urgjencë në veprim. Kodi Penal parasheh afate të shkurtra edhe atë me kërkesë për dhënien e urdhrit për bastisje, gjykatësi është i obliguar që të sjellë vendim në afat prej 12 orëve, ndërkaq nëse shpreh papajtueshmëri, atëherë Këshilli Penal duhet të vendos në afat prej edhe 24 orëve shtesë”, thuhet në kumtesën e Prokurorisë Speciale.

Më tej ata shtojnë se, nga ana e Gjykatës është dhënë vetëm një urdhër për bastisje edhe atë më 25.01.2016, gjatë së cilës nga ana e Prokurorisë Speciale është kryer bastisje në një lokacion në Shkup, për nevojat e procedurës hetimore në lëndën e cila ka emrin e koduar “Titanik”, transmeton Portalb.

Të gjitha kërkesat tjera për dhënie të urdhrit për bastisje, të cilat kanë të bëjnë me ish funksionarë të lartë dhe funksionarë të lartë të tanishëm, PSP njofton se janë refuzuar.

Në kumtesë është theksuar se gjykatësit për procedurën paraprake të cilët iu janë ndarë këto lëndë, gjykatësja Elena Josifoviq dhe gjykatësja Aleksandra Pop Stefanija shprehën mosmarrëveshje për kërkesat për përcaktimin e urdhrit për bastisje, ndërsa këshillat gjyqësor në përbërje nga gjykatësit Lubinka Basheska, Goran Boshevski dhe Vlladimir Pançevski, nga gjykatësit Vlladimir Pançevski, Lenka Davitkova, Diana Gruevska Ilievska dhe Ivica Stefanovski i kanë mbështetur mospajtimet e shprehura të gjykatësve për procedurën paraprake.

PSP gjithashtu shton deri te ata ende nuk janë dorëzuar procesverbalet, por as inçizimet nga seancat e mbajtura me rastin e propozimeve akuzuese të cilat janë dorëzuar, në lëndën për dhunë në Komunën Qendër dhe për shkatërrim të dokumenteve në Drejtorinë për Siguri dhe Kundërzbulim. /Portalb

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button