Vangelovski në mision për shpëtimin e të akuzuarve nga PSP-ja

Kryetari i Supremes, Jovo Vangelovski dhe kryetari i këshillit gjyqësor, Zoran Karaxhovski janë në inspektim në gjykatën e Gjevgjelisë. Vizita vijoi pasi që kjo gjykatë dha urdhër që PSP-ja ta bastisë shtëpinë e ish kryetarit të Penales, Vladimir Pançevski. As Vangelovski, as Karaxhovski nuk u përgjigjen thirrjeve telefonike. Që të dy duhet të vërtetojnë nëse gjykata në Gjevgjeli ka marrë vendim të drejtë me atë që ka aprovuar bastisje të shtëpisë së Pançevskit, dilemë kjo të cilën pikërisht ai e hodhi në opinion, ndërsa edhe bëri parashtesë në Këshillin Gjyqësor. Ndryshe, Vangelovski deri më tani, me precedenca juridike kishte disa misione shpëtimtare. Ia doli ta shpëtojë Sead Koçanin ndonëse ai ishte në arrati më shumë se dy muaj, nga paraburgimi. Gjithashtu, për shkak të precedencave juridike të mundësuara nga Supremja, me sukses u arratis dyshja e policisë sekrete Goran Grujevski dhe Nikolla Boshkovski, të cilët janë çelësi për zbulimin e autorëve të përgjimeve në vend, njofton Alsat M.

Dhe ndërkohë që vërtetohet nëse Pançevski do të shpëtojë nga përgjegjësia penale, komisioni i Ministrisë së Drejtësisë, ka zbuluar keqpërdorime serioze të sistemit AKMIS për shpërndarje elektronike të lëndëve gjyqësore. Alsat M që dje publikoi se analiza ka treguar se lëndët janë shpërndarë në dorë, ndërsa ka ekzistuar edhe sistem paralel. Përveçse Penales, jozyrtarisht mësohet se do të kontrollohen edhe Gjykata e Apelit edhe ajo Supreme.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published.

*

Të nderuar komentues! Duke mos dashur të cenojmë opinionet tuaja, lutemi që ato të mos përmbajnë gjuhë të urrejtjes, fyerje dhe ofendime personale dhe të jenë në lidhje me shkrimin, apo temën për të cilën komentohet. Në të kundërtën, nuk do të publikohen. Ju falenderojmë që na ndiqni dhe ju ftojmë të vazhdoni të jeni pjesë e Portalb.mk

VERZIONI DESKTOP