Edhe Gjermania kundër vendimit të Gjorge Ivanovit

Ministri i Jashtëm i Gjermanisë, Zigmar Gabriell, në korniza të vizitës së tijë në Ukrahinë, e komentoi situatën në Maqedoni. Ai është i shqetësuar për gjendjen e vendit dhe porosit që presidenti Gjorge Ivanov ta rishqyrtojë vendimin për mosdhënie të mandatit, njofton Portalb.mk.

“Përkeqësimi i së politikës së brendshme në Maqedoni është mjaft shqetësuese. Stagnimi brendapolitik është rrezik që të shkojë mbrapa procesi i afrimit të vendit drejt Bashkimit Evropian”, vlerëson Gabriel.

Në deklaratë, shefi i diplomacisë gjermane, lideri i LSDM-së, Zoran Zaev, e quaj “lideri i deritanishëm i opozitës”:

“Presidenti Ivanov refuzoi që t’ia japë mandatin për Qeveri, liderit të deritanishëm të opozitës, edhe pse pas tij mblodhi shumicë parlamentare. Ajo është kundër parimeve demokratike dhe vlerave evropiane, ndaj së cilave obligohet vendi. Presidenti Ivanov duhet ta rishqyrtojë vendimin dhe ta korrigjojë në interes të qytetarëve të vendit. Gjermania u jep mbështetje porosive të qartë të përfaqësueses së lartë të BE-së, Federika Mogerini, të cilat ua tha dje partive politike në vend dhe shoqërisë civile. Kërkesa ime deri te të gjithë në Shkup është që të gjithë të kenë përgjegjësi dhe të veprojnë me përgjegjësi edhe në këtë situatë të ndezur brendapolitike, retorika e tyre të jetë e matur dhe të bëjnë gjithçka që të mos i dëmtojnë grupet etnike”.

Ministri gjerman për punë të jashtme shprehë edhe keqardhje për shkak të kontestit të pazgjidhur për emrin dhe vlerëson se menjëherë duhet të ketë lëvizje në atë drejtim.

Përndryshe, përfaqësuesja e lartë për politikë të jashtme dhe siguri të Bashkimit Evropian, Federika Mogerini dje qëndroi në Shkup, ku “kërkoi nga presidenti i Maqedonisë, Gjorge Ivanov, të mos e shkelë principin themelor të demokracisë, të ndryshojë vendimin për mos-dhënien e mandatit, liderit të opozitës, Zoran Zaev”.

Përndryshe, Ivanov tha se nuk do ta jep mandatin pasi që “me Platformën e Shqiptarëve, Maqedonia është shantazhuar dhe është peng i platformës së shtetit të huaj”.

Ivanov është me një linjë me bashkëpartiakun e tij, Nikolla Gruevski i cili për gjërat e njëjta ka diskutuar me Ahmetin dhe pas mossuksesit që të arrijë marrëveshje, porositi se unitariteti i shtetit ka rënë dhe se, siç tha, populli duhet të mbrohet.

Tensionet politike përcillen edhe nëpër rrugë ku simpatizantë të VMRO-së protestojnë, kundër Platformës Shqiptare

Reagime kundë Ivanovit për mosdhënien e mandatit ka pasur nga SHBA, por edhe nga Kosova dhe Shqipëria. /Portalb

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button