Maqedoni, VMRO-DPMNE-ja edhe sot në protestë kundër gjuhës shqipe

Përkrahësit e VMRO-DPMNE-së, edhe për sot kanë paralajmëruar marsh protestues në Shkup kundër dygjuhësisë dhe për “një shtet, një gjuhë dhe një Maqedoni”, njofton Portalb.mk.

Organizimi bëhet nga të ashtuquajturat shoqata, me fillim nga ora 17:00, ndërkaq përpos në Shkup, protesta janë paralajmëruar edhe në Kërçovë, Shtip dhe Kumanovë.

cccccc

Përndryshe, protestë me fjalime nacionaliste dhe fyerje ndaj shqiptarëve dje në Shkup ka mbajtur një grup qytetarësh – përkrahës të VMRO-DPMNE-së.

“Revolucioni Laraman bëri çmos për…? Ata që e organizuan dhe e paguan nëpërmjet Sorosit e dinë për çfarë është bërë. Pyetjen duhet ta parashtrojnë ata që kanë besuar me naivitet dhe sinqerisht dhe të njëjtët kanë marrë pjesë. Fillon tjetër revolucion, ai popullor! Është koha që të gjithë të bashkëngjiteni!”, shkruajti dje në “Facebook” Aleksandar Nikolloski nga VMRO-DPMNE.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button