Mesazhi më i ri i Gruevskit në lidhje me qeverinë e mundshme BDI-LSDM

Nëse votohet qeveria, ajo qeveri do të jetë e një ambasadori, shkruan Gruevski në Fejsbuk, duke komentuar mundësinë që LSDM të formojë qeverinë e ardhshme.

Sipas Gruevskit, ambasadori tashmë ka një prokurori, duke aluduar në Prokurorinë Speciale, kurse pas formimit të qeverisë do të formojë edhe gjykatë speciale, që do të jetë e tij, por rikujton se ai është ambasador, dhe ka mandat të afatizuar.

VMRO DPMNE e Gruevskit është e gatshme që ta përkrahë qeverinë që do ta formojë LSDM, por vetëm nëse partitë shqiptare heqin dorë nga platforma shqiptare, gjuha shqipe, dhe ridefinimi dhe shkatërrimi i shtetit.

Gruevksi i bën porosi Zaevit që nëse duhet dikush të pësojë që ai të bëhet kryeministër, le të jetë ai, por jo edhe themelet e shtetit.

“Unë vullnetarisht do të pranoj që të më arrestojnë, malltretojnë, të më mbyllin, kurse VMRO DPMNE do të përkrah qeverinë e pakicës, sa ai të dëshiroj deri në zgjedhjet e ardhshme, vetëm ai të tërhiqet nga sulmi i themelit të këtij shtetit për shkak të dëshirës që të jetë në pushtet. Këtë le ta sheh si ofertë publike”, shkruan Gruevksi.

PO E HUMBASIM SHTETIN

Kur shteti është i sulmuar, vetëm populli mund ta mbrojë. Skenaristi i kësaj situate vlerëson se populli nuk është në gjendje që ta mbrojë këtë vend, dhe mendo se  me një skenar që ti eliminoj disa politikan, do ta kryej punën. Ata frikësohen më së shumti prej popullit, por në këtë moment janë të bindur se e kanë manipuluar dhe e kanë habitur që të rrijë i qetë, shkruan Gruevski.

Sipas tij, qëllimi primar i operacionit për të rrënuar qeverinë dhe sjelljen e Zoran Zaevit është që të dobësohet shteti dhe të ndryshohet emri dhe identiteti i Maqedonasve. Gruevski shkruan se dygjuhësia është qëllimi sekondar, kurse pas dygjuhësisë, do të fillojë përgatitja për kantonizim.

Gruevski thotë se ky proces po zhvillohet në 4 faza:
1. Krijimi i krizës dhe destabilizim
2. Komprometim i pushteti me luftë speciale psikologjike dhe komprometim i institucioneve
3. Zgjedhje dhe ndryshim i pushtetit, eliminim i tij
4. Realizim i qëllimeve

Në fushatën zgjedhore të LSDM-së ishin të organizuar ekspert të huaj për operacione psikologjike me qëllim që të preken votuesit pasiv, dhe të motivohen që të dalin të votojnë, vazhdon Gruevski.

Sipas kreut të VMRO DPMNE-së, nëse populli qëndron indiferent, ata do ta marrin shtetin dhe do ta ridefiniojnë.

Ai rikujton se gjatë fushatës zgjedhore ka kërkuar 63 deputet që ta ndaloj këtë proces. Gjithashtu ju bën me dije BDI-së se e kanë shkelur parimin “Fituesi me Fituesin” përgjithmonë.

I gjithë ky operacion sipas Gruevksit,  është i përkrahur nga SOROS, por edhe nga ambasadorët, kurse sipas tij, njëri prej ambasadoreve është më aktiv se të gjithë, por nuk precizon se cili.

Për ti ndalur të gjitha këto, Gruevski kërkon ndihmën e popullit.
“Nëse populli nuk është aktiv sa duhet dhe i vendosur, Republika e Maqedonisë nuk do të jetë Republika e Maqedonisë, dhe në disa rata, dhe në disa faza operacioni do të përfundoj. Por nëse populli është aktiv dhe i vendosur, dhe nëse nuk bjerë pre e propagandës mediatike dhe nuk pasivizohet, nuk ka asnjë mundës që operacioni të ketë sukës”, shkruan Gruevski.

6 thoughts on “Mesazhi më i ri i Gruevskit në lidhje me qeverinë e mundshme BDI-LSDM

Leave a Reply

Your email address will not be published.

*

Të nderuar komentues! Duke mos dashur të cenojmë opinionet tuaja, lutemi që ato të mos përmbajnë gjuhë të urrejtjes, fyerje dhe ofendime personale dhe të jenë në lidhje me shkrimin, apo temën për të cilën komentohet. Në të kundërtën, nuk do të publikohen. Ju falenderojmë që na ndiqni dhe ju ftojmë të vazhdoni të jeni pjesë e Portalb.mk

VERZIONI DESKTOP