Hashim Thaçi reagon ndaj Gjorge Ivanovit

Me vendimin e tij, presidenti Ivanov varrosi demokracinë, duke mos njohur vullnetin e qytetarëve, Kushtetutën dhe ligjet, si dhe varrosi Marrëveshjen e Ohrit, kështu shprehet presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ndaj vendimit të Gjorge Ivanov për mos dhënie të mandatit Zoran Zaevit, njofton Portalb.mk.

“Zhvillimet politike në Maqedoni janë shumë shqetësuese. Presidenti Ivanov abuzoi me Kushtetutën dhe ligjet në qasjen e tij armiqësore e antishqiptare, që përbëjnë një të tretën e qytetarëve të këtij shteti.

Me vendimin e tij, presidenti Ivanov varrosi demokracinë, duke mos njohur vullnetin e qytetarëve, Kushtetutën dhe ligjet, si dhe varrosi Marrëveshjen e Ohrit.
Shqiptarët në Maqedoni janë popull shtetformues dhe Maqedonia duhet të jetë shtet i të gjithë qytetarëve të saj.

Pa të drejta të barabarta të shqiptarëve në Maqedoni, humb kuptimi i funksionimit të shtetit të Maqedonisë.

Në fund, shqiptarët duhet të marrin fatin e të drejtave të tyre në duart e veta”, shkruan Hashim Thaçi në fejsbuk.

LEXO: Ivanov nuk ia jep mandatin Zaevit (VIDEO)

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button