Bejli: SHBA është e zhgënjyer nga Ivanovi

Ambasadori i SHBA-së në Maqedoni, Xhes Bejli, e ka ftuar presidentin e shtetit, Gjorge Ivanov, që përsëri ta shqyrtojë vendimin e tij, ndërkaq fqinjët e Maqedonisë të përmbahen nga përzierja dhe të tregojnë konstruktivitet, njofton Portalb.mk.

“SHBA dje u zhgënjye kur mësoi se presidenti Ivanov ka refuzuar që t’ia jep mandatin përfaqësuesit të shumicës së qartë politike dhe t’i jep mundësi për formim të Qeverisë. Vlerësojmë se kjo nuk është koezistente me parimet themelore demokratike dhe me sundimin e ligjit, të cilët janë vlera kryesore në NATO. Si partnerë strategjik të Maqedonisë dhe si miq, me respektin e plotë të sovranitetit dhe unitaritetit të Maqedonisë, i bëj thirrje Ivanovit që përsëri ta shqyrtojë vendimin. I ftoj edhe fqinjët e Maqedonisë që të tregojnë përmbajtje dhe të jenë konstruktiv në këtë moment të sensivitetit të lartë politik”, tha Bejli.

Përndryshe, Bejli, paraprakisht në “Twitter” shprehu shqetsim se Maqedonia po largohet nga parimet e Maqedonisë.

“I shqetësuar se Maqedonia po largohet nga parimet e demokracisë dhe sundimit të ligjit, vlera kyçe të NATO-s”, shkruajti Bejli.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button