Osmani: Vazhdojnë bisedimet nesër, në tavolinë 5 opsione

21:31 – “Ende nuk ka përgjigje për koalicion, jemi duke i analizuar të gjitha opcionet”, kështu shprehet kreu i BDI-së Ali Ahmeti, i cili duke dalur nga selia e partisë në Reçicë të Vogël, u prononcua shkurtë për gazetarët , transmeton FLAKA.mk

“Jemi duke analizuar të gjitha opcionet për një jetë më të mirë të qytetarëve të Maqedonisë. Shqiptarë, vlleh, rom, serb, maqedonas”, deklaroi Ahmeti

I pyetur për të komentuar rreth veturës zyrtare të nënkryetarit Nevzat Bejta, e cila u pa para selisë së LSDM-së, Ahmeti me përgjigje:

“Unë jam kryetar partie dhe e di mirë çdo kënd e veturën e secilit ku ndodhet se unë u kam dhënë detyrë”.

Në këto momente mendohet të ketë përfunduar edhe mbledhja e BDI-së, por qëndrim zyrtarë ende nuk ka rreth një koalicionimi të mundshëm.

21:25 – Nënkryetari, Izet Mexhiti, është kthyer në takimit në Reçicë të Vogël, pasi që disa orë më parë e ka lëshuar Selinë e partisë bashkë me dy nënkryetarët tjerë, Nevzat Bejta dhe Teuta Arifi, njofton Radio Evropa e Lirë.

21:00 – Zëdhënësi i BDI-së, Bujar Osmani, në një konferencë për media tha se nuk ka vendim sonte, kryesia vazhdon debatin nesër. Ai ka thënë se bisedimet, po zhvillohen me konstruktivitet dhe të gjitha 5 opsionet janë ende në tavolinë. Ai i hedhë poshtë të gjitha siç thotë ai, spekulimet për tensione brenda partiake, njofton Portalb.mk.

“Nuk ka vendon sonte, kryesia do të vazhdojë nesër. I demantoj të gjitha spekulimet për tensione. Ka debat konstruktiv që të gjejmë zgjidhje dhe të arrijmë marrëveshje. Të gjitha 5 opsionet janë në tavolinë dhe bisedojmë me të gjitha partitë politike. Ne bëjmë konsultime dhe bisedojmë me të gjitha partitë politike. I hedhim poshtë informatat e tre nënkryetarët, janë larguar nga mbledhja. Disa prej tyre kanë dalë për nevoja personale e disa për konsultime, absolutisht bisedimet janë konstruktive dhe nuk ka tensione”, tha Osmani.

Përndryshe, Teuta Arifi, Izet Mexhiti e Nevzat Bejta, u larguan para pjesëmarrësve tjerë që u mblodhën rreth kryetarit në Reçicë të Vogël.

Tre nënkryetarët e BDI-së, u larguan me vetura nga selia e partisë. Pak orë më vonë, një veturë me targa të Gostivarit u pa para selisë së LSDM-së në Shkup.

TV21 ka konfirmuar se bëhet fjalë për makinën e kryetarit të komunës së Goativarit Nevzat Bejtës.

Por, nuk është konfirmuar nëse ai është brenda partisë së LSDM-së apo jo. Nga ana tjetër, Osmani tha se po vijojnë bisedimet edhe me partitë politike.

20:10 – Tre nënkryetarët e BDI-së, të cilët janë deklaruar kundër koalicionimit me VMRO-DPMNE-në, Teuta Arifi, Nevzat Bejta dhe Izet Mexhiti e kanë lëshuar takimin që po mbahet në selinë e BDI-së në Reçicë të Vogël, njofton Portalb.

Ende nuk dihen arsyet e largimit e tyre nga mbledhja. Bisedimet vazhdojnë edhe pas më shumë 7 orëve, por nuk ka ende ndonjë epilog.

Zëdhënësi i BDI-së Bujar Osmani dha një deklaratë për televizionin Alsat M tha:

Mbledhja vazhdon akoma, kemi një debat konstruktiv, dhe besoj se do arrijmë së shpejti në një përfundim Demantoj çdo informacion se nënkryetaret kane braktisur mbledhjen për shkaqe përplasjesh, nuk është absolutisht e vërtet. Kjo është një mbledhje maratonë dhe lodhja është normale në këto kushte prandaj dhe kanë dalë për të pushuar. E përsëris po diskutohet akoma për çdo gjë, çdo opsion është i mundur por vetëm për një pikë jemi te sigurt se nuk lëshojmë për sa i përket gjuhës shqipe. Në tavolinë janë akoma të hapura të pesta opsionet që kemi përmendur edhe më parë, qeverisje me VMRO-DPMNE-në, qeverisje me LSDM-në, një qeveri e zgjeruar teknike, qëndrimi në opozitë dhe zgjedhje të reja në pranverë. Demantoj çdo informacion që thotë se jemi për një qeverisje me VMRO-DPMNE-në apo lSDM-në. Nuk na interesojnë partitë por programi dhe deklarata e përbashkët e partive shqiptare. Kryetari Ahmeti sapo tha pak më parë se ai nuk do te beje kompromis ne asnjë moment për sa i përket gjuhës shqipe, për këtë nuk lëshojmë pe. Për sa i Speciales edhe kjo mbetet si kusht por ajo qe mbetet si shtylla kryesore është ajo e gjuhës ne te gjithë territorin e Maqedonisë. Ne do kapemi prej platformës dhe 4 kushteve, nëse dikush nga partitë maqedonase pranon ne jemi gati te bëjmë bisedime me të – tha zëdhënësi i BDI-së, Bujar Osmani,.

16.00- Zëdhënësi i BDI-së sapo tha që mbledhja e kryesisë do të vazhdojë dhe më vonë, deri më tani nuk ka asnjë vendim me kë do të koalicionojë partia e udhëhequr nga Ali Ahmeti, njofton Portalb.mk.

“Diskutohet për të gjitha opsionet e mundshme, dhe po shihet se cila mund te jetë ajo më e volitshmja. Ne i kemi pesë opsione, një është me VMRO-në, dy është me LSDM-në, nën tre është Qeveri e zgjeruar, nën katër të mbetemi në opozitë dhe nën pestë zgjedhje të parakohshme. Për momentin nuk dominon ndonjëri opsion. Në këtë fazë bëhet fjalë për debat parimesh dhe i njëjti është konstruktiv. Në këtë moment nuk kemi ende vendim për koalicionin e mundshëm me partitë maqedonase.
Ne i kemi shpalosur cilat janë kushtet tona pa të cilat nuk do hyjmë në Qeveri. Mbledhja do të zgjat deri më vonë dhe në pjesën e dytë të saj do të kemi qëndrim më të konkretizuar. Nuk kemi preferenca me cilën parti të shkojmë, debati është konstruktiv, neve nuk na intereson fati i partive maqedonase, kemi kontratën e nënshkruar me popullin shqiptar në zgjedhjet e 11 dhjetorit dhe jemi të obliguar ta realizojmë atë “ tha Osmani.

13: 30

Nënkryetarët e BDI-së dhe disa anëtarë, bashkë me liderin Ali Ahmeti, kanë filluar takimin në Reçicë të Vogël, në të cilën pritet të vendoset për hyrjen në koalicion me VMRO-DPMNE dhe formimin e Qeverisë së re. Burime të Portalbit thonë që Ahmeti, Musa Xhaferi, Ruzhdi Lata dhe disa të tjerë janë pro koalicionimit me VMRO-në ndërkaq Teuta Arifi, Nevzat Bejta, Izet Mexhiti janë kundër.

Video – TV21

——————————————————————————————————————-

Sot në ora 13:00 në Reçicë të Vogël të Tetovës, Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI), do ta mbajë takimin e radhës me Kryesinë Qendrore, ku pritet të jepet fjala e fundit se me kë do të shkojë në koalicion partia, raporton Portalb.mk.

Lajmin për Portalb e ka konfirmuar, anëtari i Kryesisë Qendrore, Rafis Aliti, i cili nuk zbuloi detaje rreth takimeve të deritanishme të partisë. Sipas tij, sot kryetari i partisë Ali Ahmeti, do ta japë fjalë e fundit për formimin e Qeverisë.

“Nuk ka ende asgjë konkrete, sot në ora 13:00 në takimin e radhës duhet që të merret vendim për koalicionin e ardhshëm”, tha Aliti.

Përndryshe, BDI dje ka mbajtur takim me nënkryetarët e partisë, ku është biseduar për vendimin për koalicionim e ri, por nuke është arritur ndonjë marrëveshje. Zëdhënësi i partisë Bujar Osmani në deklaratë për mediat tha se se konsultimet do të vazhdojnë edhe sot.

“Akoma nuk ka vendim konkret. Po analizojmë nëse do të hyjmë në koalicion me VMRO-DPMNE-në. Nesër vazhdojmë me konsultimet”, ka deklaruar Osmani,

Të dielën në mesnatë i mbaron afati mandatarit Nikolla Gruevski për të formuar qeverinë e re, por nuk ka ende asnjë informacion se si zhvillohen negociatat midis palëve. Heshtje nga VMRO-DPMNE dhe BDI, përveç që herë pas herë lëshohen balona testues për publikun nëpërmjet kanaleve të ndryshme, palët nuk kanë zbuluar se çfarë ndodh në prapaskenë dhe nëse të dy palët do të jenë përsëri pjesë e qeverisë së re.

Një nga skenarët e shumëpërfolur është që ministri i jashtëm Nikolla Popovski të vijë në postin e kryeministrit. Mes tjerash, VMRO-DPMNE duket se ka lëshuar pe edhe për postin e kreut të Kuvendit, post që thuhet se më në fund do ta marrë BDI-ja.

LEXO: Qeverisja me VMRO-në rrezikon zyrtarizimin e gjuhës shqipe!

LEXO: Posti i kryeparlamentarit shqiptar: shqiptarët realisht nuk fitojnë asgjë!

LEXO: Nuk ka marrëveshje në BDI për koalicionim me VMRO-në Qeverinë e re (VIDEO)

LEXO: Maqedoni, heshtje e partive për negociatat për formimin e Qeverisë

LEXO: Dhjetë vite nga “Marrëveshja e Majit”, a do t’i lejojë Ahmeti edhe njëherë politikat anti-shqiptare të Gruevskit?

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button