Nuk ka marrëveshje në BDI për koalicionim me VMRO-në Qeverinë e re (VIDEO)

19.00 – Bashkimi Demokratik për Integrim as në mbledhjen e mbrëmshme të kryesisë qendrore nuk ka sjellë ndonjë vendim nëse do të koalicionoj me VMRO-DPMNE-në.

Zëdhënësi i partisë Bujar Osmani në deklaratë për mediat deklaroi se konsultimet do të vazhdojnë edhe nesër.

“ Akoma nuk ka vendim konkret. Po analizojmë nëse do të hyjmë në koalicion me VMRO-DPMNE-në. Nesër vazhdojmë me konsultimet”- ka deklaruar Osmani, video nga TV21.

**************************************************

Në Selinë e BDI-së në Reçicë të Vogël, sot është mbajtur takim i organeve më të larta të partisë. Në Selinë e partisë është i pranishëm edhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti, ndërkaq diku rreth orës 13:00 në Seli kanë hyrë edhe katër nënkryetarët e partisë, Sadulla Duraku, Teuta Arifi, Izet Mexhiti dhe Nevzat Bejta, njofton Portalb.

Sipas burimeve, por edhe përbërjes partiake, i cili është i pranishëm në Selinë e BDI-së, bëhet fjalë për mbledhje të nënkryetarëve të BDI-së. Zëdhënësi i BDI-së, Bujar Osmani, thotë se nuk bëhet fjalë për asnjëfarë mbledhjesh të mëdha formale, por për takime të rregullta të partisë.

“Nuk bëhet fjalë për nënkryesinë ose për kryesinë. Ne jemi vazhdimisht në kontakt dhe takim, sot asgjë nuk është formale, mund të ketë takim Kryesia Qendrore edhe sot, por nëse mbahet, do të ju informojnë”, deklaroi Osmani.

Edhe nënkryetarja e BDI-së Teuta Arifi, përpara se të hyjë në Seli, shkurt tha se bëhet fjalë për takim të rregullt partiak.

Teuta Arifi duke hyrë në Seli
Teuta Arifi duke hyrë në Seli

Përndryshe, të dielën në mesnatë i mbaron afati mandatarit Nikolla Gruevski për të formuar qeverinë e re, por nuk ka ende asnjë informacion se si zhvillohen negociatat midis palëve. Heshtje nga VMRO-DPMNE dhe BDI, përveç që herë pas herë lëshohen balona testues për publikun nëpërmjet kanaleve të ndryshme, palët nuk kanë zbuluar se çfarë ndodh në prapaskenë dhe nëse të dy palët do të jenë përsëri pjesë e qeverisë së re.

Një nga skenarët e shumëpërfolur është që ministri i jashtëm Nikolla Popovski të vijë në postin e kryeministrit. Mes tjerash, VMRO-DPMNE duket se ka lëshuar pe edhe për postin e kreut të Kuvendit, post që thuhet se më në fund do ta marrë BDI-ja.

LEXO: Maqedoni, heshtje e partive për negociatat për formimin e Qeverisë

LEXO: Dhjetë vite nga “Marrëveshja e Majit”, a do t’i lejojë Ahmeti edhe njëherë politikat anti-shqiptare të Gruevskit?

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button