Kur PSP do ta merr përsipër rastin “Monstra”?

Prokurorja Speciale Lençe Ristovska sot në konferencë për gazetarë është përgjigjur edhe në pyetjen se kur do të merret për analizë lënda për rastin “Monstra”, raporton Portalb.

“Ende jo. Dua të potencoj tashmë kur po pyesni për rastin “Monstra”, vlen edhe për raste tjera. Dëgjimi i materialeve që tani po bëhet në këtë objekt është i kufizuar për shkak mundësive dhe kushteve teknike që i kemi. Presim që, deri në shtator, aktivisht të vazhdojmë punën në hapësirat e reja. Atje do të kemi edhe softuer adekuat që do të na ndihmojë në analizën e përgjimeve dhe materialeve. Prandaj, besoj se pas shtatorit do të kemi përgjigje për shumë pyetje nga lëndët e ndërmarra”, deklaroi Ristovska.

Ristovska tha se disa media po bëjnë spekulime në lidhje me deklaratat e kësaj prokurorie dhe se të njëjtit i nxjerrin deklaratat prej konteksti. Për këtë arsye, Prokuroria Speciale, së shpejti, në ueb – faqen e saj zyrtare për çdo javë do t’i nxjerrë qëndrimet dhe deklaratat e këtij institucione të dhëna nëpër media apo konferenca të ndryshme për shtyp.

Nga ana tjetër, Bedri Ajdari familjar i të akuzuarve për rastin “Monstra” në deklaratën e tij dhënë për Portalb thotë se ndihet i lodhur nga retorika dhe se kërkon vepra për t’u zbardhur e vërteta mbi rastin “Monstra”.

“Ne jemi dëshmitarë se Prokuroria Speciale Publike atë që po e bën nuk po i pranohet. Sidoqoftë, është anashkalim “jo fer”- ashtu do ta kisha quajt, nga tema që është në interes publik, sidomos për shqiptarët”, tha ai.

Ajdari shtron pyetjen se pse po ngel rasti “Monstra”, siç thotë ai, jashtë loje?!

“S’na ka ngelur gjë tjetër, s’kemi tjetër mundësi. Tanimë jemi lodhur me fjalë. Po të kisha tjetër mundësi do t’i nxjerrja prej burgu dhe do ju thosha tani të vazhdojnë ata me lojrat dhe hajgaret. Në pamundësi, ne duhet të presim. A dua unë që të pres deri në shtator, aspak jo!- theksoi për Portalb Ajdari.

Më 12 shkurt, Prokuroria Speciale në krye me Katica Janevën ka deklaruar se është e njohur me rastin “Monstra”.

Adnan Jashari: Rastet ”Monstra” dhe “Sopoti” objekt analize të prokurores speciale

Rasti Monstra: Mbrojtja kërkon gjykim të ri

“Monstra”, familjarët e dëshpëruar, procesi po zvarritet

“Monstra”, familjarët në pritje të materialeve

“Monstra”, anulohet seanca e Apelit

“Monstra”, Familjari akuzon qeverinë për inskenim!

Rasti “Monstra”, pasojat e një paraburgimi të padrejtë

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button