Adnan Jashari: Rastet ”Monstra” dhe “Sopoti” objekt analize të prokurores speciale

Rastet “Monstra” dhe “Sopoti” duhet të jenë objekt analize të prokurores speciale…

Këtë e pohon ministri i Drejtësisë, Adnan Jashari, duke u thirrur në kompetencat ligjore të punës së prokurorit special.

Në rast se paraqiten informacione edhe mbi rastin e Kumanovës, sipas Jasharit, prokurorja speciale do të duhet të hap procedurë edhe mbi këtë rast, njoftom RTVM2.

“Rasti “Sopot”, informatë që u publikua, ai rast doemos duhet të jetë në kompetencë të saj. Rasti “Monstra”, siç e dini, lideri i opozitës edhe përkundër faktit se theksoi se do t’i publikojë ato  këtë nuk e bëri. Çfarë përmban në këto informata nuk e di, këtë duhet ta analizojë prokurorja. Rasti i Kumanovës, edhe për këtë rast nëse ka informacione atëherë eksoficio do të duhet të iniciojë procedurë”- deklaroi ministri i Drejtësisë, Adnan Jashari.

Prej sot, prokurorja speciale është vendosur në hapësirat e Ministrisë së Drejtësisë, pasi javën e kaluar ajo refuzoi të vendoset në Sektorin për Punë të Përbashkëta të Qeverisë, duke i cilësuar hapësirat si joadekuate për punë.

Vendosja në hapësirat e Ministrisë së Drejtësisë, sipas ministrit Jashari, është e përkohshme, derisa prokurores speciale nuk i përcaktohen hapësira tjera me përmbylljen e tenderit pas pesë ditëve.

Lajme të ngjashme

Back to top button