“Monstra”, anulohet seanca e Apelit

Gjykata e Apelit ka anuluar seancën publike ku duheshin të shqyrtohen ankesat e ngritura nga të akuzuarit e rastit “Monstra” dhe avokatët e tyre.

Shkak i anulimit të kësaj seance dëgjimore ishte mosprezenca në gjykatë e të dënuarve Haki Aziri dhe Agim Ismailloviq, të cilët nuk janë sjellë prej burgut të Idrizovës ku edhe vuajnë dënimin.

Gjykatësja Jasna Ivanova dhe trupi pres pesë anëtarëve, mes të cilëve edhe një shqiptar, ka vendosur që seanca e radhës të mbahet 11 shtator.

Lajme të ngjashme

Back to top button