Monstra, familjarët shpresojnë që pas zgjedhjeve do të zgjidhet fati i të burgosurve

Familjarët e të akuzuarve të rastit “Monstra” janë ende në pritje të ndonjë përgjigje për fatin e të afërmve të tyre, të cilët tani bëjnë 4 vite që janë të burgosur.

Bedri Ajdari, familjari i Fejzi dhe Haki Azirit thotë për Portalb se janë në pritje dhe shpresojnë se pas zgjedhjeve do të ketë ndonjë lëvizje sa i përket fatit të të burgosurve.

“Ne jemi ne pritje, ditët po shkojnë, familjarëve tani po iu bëhen 4 vite që janë burgosur dhe të pafajshëm qëndrojnë pas grilave. Nuk e di çfarë të them, po presim zgjedhjet, edhe pse disa zgjedhje kaluam dhe asgjë nuk u zgjidh. Po luhet një lojë e poshtër në dëm tonin. Nuk e dimë se çfarë të presim”, tha për Portalb, Ajdari.

Ai thotë se dyshon edhe në atë se a ka dëshmi për pafajësinë e familjarëve, pasi që kjo gjë mund të jetë përdorur edhe për përfitime dhe pazare tjera.

“Nëse është e vërtetë që ka dëshmi për pafajësinë e familjarëve tanë tek përgjimet, atëherë besoj që drejtësia së shpejti do të vjen në vend, mirëpo deklaratat e Zaevit për pafajësinë e familjarëve tanë mund të kenë qenë edhe për pazare dhe përfitime tjera të tij. Shpresoj që një gjë e tillë nuk është e sajuar sepse nëse nuk ka përgjime, atëherë ne nuk kemi çfarë të presim nga prokurorja speciale”, shtoi Ajdari.

Nga ana tjetër avokati mbrojtës Naser Raufi thotë për Portalb, se ankesa për rastin Monstra është dorëzuar në Gjykatën Supreme dhe që në pranverë pritet përgjigje.

“Ne kemi bë ankesë deri tek Gjykata Supreme më 4 janar dhe presim që deri në pranverë të kemi përgjigje lidhur me ankesën tonë. Gjithashtu kam informacion se përgjimet i janë dorëzuar qysh në muajin dhjetor prokurores speciale, dhe ndër to janë edhe materialet për rastin mostra, andaj jam optimist se e gjithë kjo golgotë do të zgjidhet së shpejti”, tha Raufi.

Sa i përket gjendjes së të burgosurve, Ajdari thotë se nga aspekti shëndetësor ata janë mirë dhe mbahen fortë nga vetë shkaku që janë të pafajshëm dhe shpresojnë që së shpejti do të përfundojë ky kapitull i errët në jetën e tyre.

LEXO MË SHUMË:

Adnan Jashari: Rastet ”Monstra” dhe “Sopoti” objekt analize të prokurores speciale

Rasti Monstra: Mbrojtja kërkon gjykim të ri

“Monstra”, familjarët e dëshpëruar, procesi po zvarritet

“Monstra”, familjarët në pritje të materialeve

“Monstra”, anulohet seanca e Apelit

“Monstra”, Familjari akuzon qeverinë për inskenim!

Rasti “Monstra”, pasojat e një paraburgimi të padrejtë

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button