Zgjedhjet e dyfishta në RMV: Dalja e votuesve deri në orën 18:30

Në Maqedoninë e Veriut sot mbahen zgjedhje të dyfishta, rrethi i dytë i zgjedhjeve të shtata presidenciale dhe zgjedhjet e njëmbëdhjeta parlamentare që nga pavarësia e vendit, shkruan Portalb.mk.

Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve (KSHZ), njoftoi se deri në orën 18:30 në zgjedhjet presidenciale, kanë votuar kanë votuar 470.054 respektivisht 46,34 % e votuesve.

Dalje më të madhe deri më tani për zgjedhjet presidenciale ka në Novaci, me 72,76 %. Dalja më e ulët për zgjedhjet presidenciale është në Likovë , me 7,35 %

Krahasuar me raundin e dytë të Zgjedhjeve presidenciale në vitin 2019 kemi rritje të daljes prej 1,84% në këto zgjedhje.

Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve (KSHZ), njoftoi se deri në orën 18:30 në zgjedhjet parlamentare, kanë votuar 507.040 respektivisht 53.15 % e votuesve.

Dalje më e madhe për momentin për zgjedhjet parlamentare ka në Krivogastani, me 82,43 %. Dalja më e ulët për zgjedhjet parlamentare është në Qendër Zhupë , me 18,62 %.

Dalja sipas njësive zgjedhore për zgjedhjet parlamentare është kjo:
Njësia Zgjedhore 1 59,14 %
Njësia Zgjedhore 2 48,61 %
Njësia Zgjedhore 3 57,87 %
Njësia Zgjedhore 4 57,49 %
Njësia Zgjedhore 5 53,45 %
Njësia Zgjedhore 6 37,36 %

Deri në këtë moment në KSHZ janë dorëzuar gjithësej 490 kundërshtime për mbrojtjen e të drejtës zgjedhore. Prej tyre 262 kundërshtime janë miratuar dhe zgjedhësve u është mundësuar ta realizojnë të drejtën e tyre të votës, 33 kundërshtimet janë hedhur poshtë si të parregullta, ndërsa 88 kundërshtime janë refuzuar. Kundërshtimet e tjera janë në përpunim e sipër.

Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve RMV (KSHZ)Zgjedhje parlamentare RMV 2024Zgjedhje presidenciale RMV 2024