Zgjedhja e presidentit të Maqedonisë së Veriut “në duar” edhe të shqiptarëve

Në Maqedoninë e Veriut më 8 maj mbahen dy palë zgjedhje: rundi i dytë i zgjedhjeve presidenciale, si dhe zgjedhjet parlamentare, raporton Radio Evropa e Lirë. Ato do t’i hapin rrugë formimit të Qeverisë së re nga partia fituese, e cila do të arrijë të sigurojë 61 votat e nevojshme për formimin e ekzekutivit të ri.

Dilema mbetet nëse të mërkurën do të arrihet të zgjidhet presidenti i shtetit, pasi ka një prag zgjedhor prej 40 për qind të daljes në votime. Bazuar në rundin e parë të zgjedhjeve, më 24 prill, kur në garë ishin shtatë kandidatë, në zgjedhje dolën rreth 49 për qind e 1.8 milion qytetarëve me të drejtë vote.

Nesër në garë janë Gordana Siljanovska dhe Stevo Pendarovski. Që zgjedhjet e raundit të dytë mos të dështojnë, në zgjedhje duhet të dalin gjithsej 750 000 votues, që të arrihet pragu kushtetues.

Fronti Europian i udhëhequr nga BDI-ja më herët publikisht ka njoftuar që nuk do të mbështet asnjë kandidat për president, sikurse edhe koalicioni opozitar VLEN nuk kanë dhënë zyrtarisht mbështetje për asnjë kandidat.

Nëse zgjedhjet dështojnë, atëherë mandatin partisë fituese të zgjedhjeve parlamentare do t’ia ndajë kryetari në detyrë i Kuvendit, Jovan Mitrevski, dhe më pas të nisin procedurat për zgjedhje të reja presidenciale.

Rrethi i dytë i zgjedhjeve presidenciale do të mbahet me 8 maj së bashku me zgjedhjet parlamentare.

Gordana Siljanovska DavkovaKomisioni Shtetëror i Zgjedhjeve RMV (KSHZ)Lidhja Social Demokrate (LSDM)Presidenca e RMV-sëStevo PendarovskiVMRO-DPMNEZgjedhje presidencialeZgjedhje presidenciale RMV 2024