Xhemile Seferi: Çdo grua duhet të kontrollohet rregullisht te mjeku si dhe të ketë edukim seksual

Për lexuesit e Portalb.mk sot sjellim intervistën me Xhemile Seferin, mjeke-gjinekologe që punon si mjeke në qytetin e Ludwig Lustit të Gjermanisë. Xhemilja foli për rrugëtimin e saj drejt suksesit, barrierat të cilat i ka thyer, por njëherit transmetoi edhe mesazhe sensibilizuese për gratë.

Xhemile Seferi është shqiptarja e parë nga Tetova që i ka kryer studimet e mjekësisë në Universitetin e Berlinit në vitin 1998. Pas studimeve, në vitin 2006, ajo specializoi për gjinekologji në qendrën universitare Scharite në Berlin, me sukses te shkëlqyeshëm me notën maksimale 1.0 dhe vazhdoi të punonte deri në vitin 2012 në klinikën e spitalit të qytetit Neurrupinn. Pas kësaj Xhemilja kaloi në spitalin e Ludwig Lusstit, ku punon edhe sot si mjeke gjinekologe, bashkë me bashkëshortin e saj i cili po ashtu është mjek specialist i kardiologjisë.

Sot, ajo ka arritur majat e fushës së gjinekologjisë me operacione të ndryshme, në trajtimet e sëmundjeve gjinekologjike, obstetrike dhe kirurgjike.

Portalb.mk: Jeni shqiptarja e parë që keni kryer studimet për gjinekologji në Universitetin e Berlinit në vitin 1998, sa ishte e vështirë për tu bërë pjesë e këtij Universiteti në atë kohë? Na përshkruaj rrugëtimin tënd?

Xhemile Seferi: Të studioja në Berlin ishte atëher po edhe sot edhe për gjermanët, një sfidë e madhe. Kishte shumë konkurrencë, kërkesa të mëdha akademike, me të cilat duhesha të ballafaqohem çdo ditë. Sidomos barriera e gjuhës gjermane në studimin tepër të rrënd të mjekësisë, kërkonte një angazhim të pafund. Pastaj e kisha të domosdoshme edhe të punoj, për nevojat elementare. Por dëshira, vullneti, puna e pa lodhur për ta realizuar ëndrrën time, më ndihmuan ta kaloj çdo pengesë. Pas studimit, vazhdova 5 vite specializimin për gjinekologji dhe obstetrikë. Ky ishte drejtimi, që e kam dashur gjithmonë.

Fotografi nga arkivi personal i gjinekologes Xhemile Seferi. Foto: E dërguar nga Xhemile Seferi

Portalb.mk: Aso kohe keni thyer tabu si u pritët nga shoqëria, cili ishte reagimi i tyre?

Xhemile Seferi: Atëherë kishte në të vërtet shumë pak studente shqiptare, sidomos në  1995 isha e vetme shqiptare në mjekësi në Berlin, më vonë edhe në specializime. Sigurisht kishte edhe në shoqëri skeptik, por suksesi dhe përkushtimi ndryshuan me kohën qëndrimin. Nga që hapëm unionin e studentëve në Berlin, u hapën dyer edhe për vajza të tjera për ta realizuar qëllimin dhe ëndrrat e tyre në drejtime të ndryshme.

Portalb.mk: Sa herë në vit rekomandohet të bëhen kontrollime gjinekologjike te gratë e shëndosha, dhe cilat janë problemet më të shpeshta te gratë?

Xhemile Seferi: Kontrollimet gjinekologjike rekomandohen te grat e shëndosha të paktën njëherë në vit. Në këtë mënyrë mund t’i zbulojmë më herët çrregullimet hormonale, infeksionet, prekancerozat, tumoret e organeve gjenitale, sidomos të mos zhvillohen sëmundjet në stadiumet e pashërueshme.

Portalb.mk: Cilat janë arsyet më të shpeshta që drejtohen pacientët për vizitë gjinekologjike?

Xhemile Seferi: Arsye më të shpeshta gjinekologjike janë: dhembjet pelvike edhe çrregullimet e ciklit menstrual, infeksionet vaginale dhe të fshikës urinore, infertiliteti.

Portalb.mk: Çka janë infeksionet bakteriale dhe cilat janë më të shpeshtat, si dhe cilat janë simptomat e tyre dhe si shërohen?

Xhemile Seferi: Infeksionet bakteriale janë më të shpeshtat të shkaktuara nga bakteria gardnerela vaginalis. Pacientet vuajnë nga sekrecionet vaginale me erë të pakëndshme, e quajmë “erë peshku i freskët”, djegie edhe kruarje. Terapinë e trajtojmë me antibiotik në formë aplikimi vaginal ose edhe oral (Metronodacol). Më rrallë kemi edhe infeksionet nga Clamydia trachomatis, e cila pa shërim bie deri në infertilitet, duke mbyllur tubat e mitrës. Trajtimi me antibiotik Tetracyclin.

Portalb.mk: Cilat janë sëmundjet seksualisht të transmetueshme më të shpeshta, dhe si munden ato të parandalohen?

Xhemile Seferi: Sëmundjet seksualisht të transmetueshme më të shpeshta: infeksionet me Klamidia, pastaj më rrallë herpesi genial dhe Gonorrea. Por edhe papillomavirusi (HPV) shkaktuesi i kancerit të qafës së mitrës, transmetohet kryesisht seksualisht. Të gjitha këto Infeksione mund të reduktohen me prezervativë, mirëpo nuk mund të eliminohen. Prandaj është shumë më rëndësi kontrolli i rregullt, që të bëhet terapi jo e vonshme dhe pa pasoja.

Fotografi nga arkivi personal i gjinekologes Xhemile Seferi. Foto: E dërguar nga Xhemile Seferi

Portalb.mk: A e rekomandoni anestezionin epidural gjatë lindjes?

Xhemile Seferi: Anestezioni epidural është në raste të nevojshme i pashmangshëm, ndihmon shumë që dhimbjet gjatë lindjes të lehtësohen. Këtë opsion e bisedojnë pacientët si zakonisht përpara me mjekun sipas nevojës dhe gjendjes shëndetësore.

Portalb.mk: Si gjinekologe, çka do t’i këshillonit çdo gruaje/vajze?

Xhemile Seferi: Çdo gruaje/vajze i preferoj kontrollime të rregullta te mjeku dhe te vajzat edukimin seksual dhe vaksinimin kundër virusit Papilloma. Me shfaqjen e simptomave të bëhet shpejt konsultimin tek mjekët. Kujdesija për shëndetin, duke bërë aktivitet fizik, ushqim të shëndetshëm për një shëndet të mirë të përgjithshëm.

Barazi gjinoreEdukim seksualIntervistëMenstruacioneSpitali Gjinekologjik në Çair