VLEN në opozitë kundër bixhozit, në Qeveri “festë” me paratë e lotarisë, reagoi BDI-ka në lidhje me zhvillimet e fundit

Dega e BDI-së në Tetovë ka reaguar në lidhje me zhvillimet e fundit rreth shënimit të Ditës së Pavarësisë së Maqedonisë së Veriut, ku financimi i koncertit që do të mbahet në Tetovë është kryer nga paratë e Lotarisë së RMV-së, transmeton Portalb.mk.

“Në opozitë, VLEN-i e ngriti luftën kundër bixhozit në kauzë morale. U zotua se nuk do të merr pjese në Lotarinë shtetërore, e as që do të shfrytëzon mjete nga Lotaria. Sot, po e bën të kundërtën.

Sot, duke qenë pa legjitimitet në qeveri, feston përmes manifestimeve të financuara nga Lotaria. A ndryshoi burimi i parave, apo ndryshoi morali juaj sapo morët pushtetin?”, pyetin nga BDI-ja.

Ata përkujtojnë se manifestimet kushtojnë 5.53 milionë euro që janë marrë nga Lotaria Shtetërore.

“Tetovës dhe artistëve të saj u vjen radha një javë më vonë, në fund të agjendës. Për ne, kjo zgjedhje pasqyron vazhdimin e politikës së përjashtimit dhe margjinalizimit të shqiptarëve, që tashmë shfaqet edhe në manifestimet kulturore”, deklaruan nga BDI-ja.

Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI)Ditë jopune - festë shtetëroreLotaria e RMVVLEN koalicioni