Dita e parë e vitit 2026 në Maqedoninë e Veriut ka filluar me temperatura nën zero. Mëngjesi më i ftohtë është regjistruar në Kodrën e Diellit me –15 gradë, raporton Portalb.mk.
Në Berovë temperatura ka qenë -14 gradë, në Mavrovë -12, në Ohër –11, në Shkup –10, në Tetovë -9.
Sipas parashikimit të Drejtorisë për Çështje Hidrometeorologjike, moti gjatë ditës kryesisht do të jetë me diell. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi jugperëndimor.
Temperatura minimale do të jetë në intervalin nga -13 deri në -5 gradë, ndërsa ajo maksimale nga -1 deri në 6 gradë.
Të premten moti do të jetë pjesërisht i vranët dhe i ftohtë, me temperatura minimale kudo nën zero.