Vazhdon bllokada e transportuesve në kufinjtë e Ballkanit, kërkojnë zgjidhje nga BE-ja

Bllokadat e pikave kufitare në vend dhe rajon vazhdojnë edhe sot, si pjesë e protestës së transportuesve me kamionë nga Maqedonia e Veriut, Serbia, Mali i Zi dhe Bosnje e Hercegovina. Protesta është kundër zbatimit të sistemit EES për qëndrimin në zonën Shengen dhe rregullit 90/180 ditë, i cili, sipas tyre, po e paralizon punën e tyre, transmeton Portalb.mk.

Pavarësisht bllokimit të qarkullimit të mallrave në pikat kufitare drejt zonës Shengen, i cili sipas paralajmërimeve do të zgjasë të paktën shtatë ditë, qarkullimi i udhëtarëve po zhvillohet pa pengesa.

Transportuesit vlerësojnë se sistemi EES i diskriminon ata në raport me transportuesit nga BE-ja dhe kërkojnë status të veçantë, duke mos u trajtuar si turistë gjatë hyrjes në bllok.

Ministri i Transportit dhe Lidhjeve i RMV-së ka deklaruar se vendosja e sistemit EES për transportuesit duhet të shtyhet dhe e për këtë kanë alarmuar në BE, por që nuk hasin mirëkuptim.

Nga Brukseli kanë thënë se e ndjekin me vëmendje situatën dhe se po punojnë për zgjidhje.

Bashkimi Evropian (BE)ETIAS - EESProtestaVendkalim kufitar