UT-ja shpalli konkursin e ri për rektor, pas konstatimit të shkeljeve u larguan kriteret shtesë favorizuese

Universiteti i Tetovës (UT) shpalli konkursin e ri për rektor për periudhën 2023-2026. Ky është konkursi i dytë që publikohet në periudhë brenda dy javës, konkursi paraprak u anulua për shkak se kishte kriter shtesë për kandidatët e interesuar. Konkretisht kërkohej që kandidatët e interesuar të kishin 15 vite përvojë pune, ky kriter nuk ishte i paraparë as në Ligjin për arsim të lartë as edhe në vetë Statutin e këtij universiteti, madje i njëjti ishte favorizues për dikë ndërsa diskriminues për disa të tjerë. Ky kriter nuk ishte i vendosur në ndonjë konkurs nga universitetet publike tjera . Kjo shkelje dhe shkelje të tjera u konstatuan edhe nga inspektimi i Inspektoratit Shtetëror të Arsimit në UT. Konkursi i ri nuk e përmban këtë element, shkruan Portalb.mk.

konkursin e ri për rektor të Universitetit të Tetovës ka vetëm dy kritere, të cilat janë të parapara në Ligjin për arsim të lartë dhe në vetë statutin e këtij universiteti. Nuk figuron kriteri për përvojën 15-vjeçare. Konkretisht dy kriteret e detyrueshme për kandidatët e interesuar janë:

  • Të jetë shtetas i Republikës së Maqedonisë së Veriut,
  • Të jetë nga radhët e profesorëve të rregullt ordinar.
Konkurset për rektor të UT-së (maj 2023)

Afati i fundit për aplikim është deri me 7 qershor 2023.

Sipas statutit të UT-së, rektori e merr detyrën në fillim të vitit akademik.

Ky konkurs është dashur të përfundojë dy vite më parë. Por, konkursi në vitin 2021 nuk u shpall. Ushtrues detyre i rektorit u caktua Reshat Qaili, por ai në këtë detyrë për gjashtë muaj nuk shpalli konkurs për rektor. Më pas, në këtë detyrë në maj 2022 si u.d erdhi Vullnet Ahmeti i cili nuk shpalli konkursin brenda 30 ditëve të parapara si në ligj. Ndërsa së fundmi nëntorin e vitit 2022 në këtë detyrë si u.d erdhi Kushtrim Ahmeti– u.d rektori aktual i cili njëjtë nuk publikoi shpalljen për zgjedhjen e rektorit në afat prej 30 ditëve. Këto shkelje u konstatuan edhe nga Inspektorati Shtetëror i Arsimit.

Në lidhje me këtë rast që nga publikimi i konkursit paraprak, inspektimi nga Inspektorati Shtetëror i Arsimit, konstatimi i shkeljeve, anulimi i konkursit dhe shpallja e konkursit të ri, lexoni analizën e hollësishme e Portalbit:

Shpikën kriter shtesë, u anulua konkursi për rektor të UT-së, Inspektorati konstatoi shkelje ligjore

Ndryshe, universiteti më i madh në vend “Shën Kirili dhe Metodi” dje zgjodhi rektoren e re – Biljana Angellovën.

Rektor(ë)Universiteti i Tetovës (UT)
Comments (9)
Add Comment