Çmimet e shërbimeve hotelierike në muajin korrik të vitit 2026 shënuan rritje për 1.1% krahasuar me muajin paraprak, transmeton Portalb.mk.
Siç raportoi Enti Shtetëror i Statistikave, çmimet e shërbimeve hotelierike në muajin korrik të vitit 2026 krahasuar me muajin e njëjtë të vitit të kaluar janë rritur për 3.2%.
Çmimet e shërbimeve hotelierike në periudhën janar – korrik të vitit 2026 krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar janë rritur për 2.9%, derisa krahasuar me dhjetorin e vitit 2025 rritja është 1.1%.