U mbyllën kutitë në katër komuna të RMV-së, në disa vendvotime procesi do të vazhdojë edhe për mbi dy orë të tjera

Procesi zgjedhor në përgjithësi në katër komuna u zhvillua qetë në të gjitha vendvotimet, njoftuan nga KSHZ. Në disa vendvotime në Gostivar dhe Mavrovë-Rostushë, përkatësisht në pesë vendvotime, votimi do të vazhdojë edhe për 1 deri në 2 orë, ndërsa një vendvotim në Gostivar nuk u hap për shkak të kushteve atmosferike, raporton Portalb.mk.

Në Vrapçisht procesi i votimit u zhvillua pa asnjë ngecje.

Në tre vendvotime në Gostivar do të vazhdohet votimi për mbi 1 orë, diku edhe për mbi 2 orë.

Në vendvotimin 0503 votimi do të vazhdojë për 2:45 minuta. Në vendvotimin 0512 votimi do të vazhdojë për 1:15 minuta dhe në vendvotimin 0533, votimi do të vazhdojë poashtu për 1:15 minuta.

Në Mavrovë Rostushë votimi do të vazhdohet në vendvotimin 0475 për 1:30 minuta dhe në vendvotimin 0496 votimi do të vazhdohet për 2:30 minuta.

Vendvotimi 0782 në Gostivar nuk u hap për shkak të kushteve atmosferike

Zgjedhjet e përsëritura për kryetarë u mbajtën në katër komuna: Gostivar, Vrapçisht, Mavrovë&Rostushë dhe Qendër&Zhupë. Zgjedhjet u përsëritën për shkak se në rrethin e parë të zgjedhjeve të rregullta të mbajtura në tetor nuk u arrit pragu i daljes së një të tretës së votuesve apo 33,33%. Në Gostivar pjesëmarrja ishte 33.31 %, në Vrapçisht 25.18%, në Mavrovë&Rostushë 30.31% dhe në Qendër Zhupë 21.49%. Në zgjedhjet e përsëritura nuk vlen pragu i daljes prej një të tretës së votuesve.

Zgjedhje lokale RMV 2025Zgjedhje parlamentare/lokale