Tetë persona janë privuar nga liria në Shkup më 23 dhe 24 tetor, pasi policia u ka gjetur dhe sekuestruar substanca narkotike, njoftoi Ministria e Punëve të Brendshme (MPB), transmeton Portalb.mk.
Sipas MPB-së, bëhet fjalë për shtatë persona nga Shkupi, të moshës 20 deri në 28 vjeç, dhe një shtetas 31-vjeçar të Turqisë.
“Më 23/24.10.2026, në lokacione të ndryshme në Shkup, nëpunës policorë të SPB Shkup i kanë privuar nga liria E.B. (28), F.Sh. (22), N.D. (20), D.B. (24), M.Ç. (24), K.Gj. (23), T.N. (21), të gjithë nga Shkupi, si dhe F.U. (31) nga Turqia, për shkak se u janë gjetur dhe sekuestruar substancë pluhurore e bardhë, lëndë kokërrzore e bardhë, tableta, marihuanë dhe një peshore digjitale”, njoftuan nga MPB-ja.
Pas dokumentimit të plotë të rasteve, MPB-ja paralajmëroi se do të vijojnë parashtresat përkatëse.