Të premten në Shkup do të bëhet dezisektim ajror kundër larvave të mushkonjave

Qyteti i Shkupit njofton qytetarët se më 10.07.2026 (e premte), në orët e hershme të mëngjesit, do të kryejë dezinsektim ajror kundër larvave të mushkonjave në territorin e qytetit të Shkupit, transmeton Portalb.mk.

Në rast se kushtet atmosferike nuk do të lejojnë realizimin e dezinfektimit, spërkatja do të kryhet ditën e parë të ardhshme kur kushtet e motit të jenë të përshtatshme, në të njëjtin orar.

Bletarët njoftohen që me kohë të ndërmarrin masat e nevojshme për mbrojtjen e bletëve.

Dezinsektim - DeratizimQyteti i Shkupit