Të enjten në Shkup do të bëhet spërkatje kundër larvave të mushkonjave

Qyteti i Shkupit njofton qytetarët se dezinsektimi ajror i zonës së Qytetit të Shkupit, kundër larvave të mushkonjave, do të kryhet më 07.05.2026 (e enjte), në orët e hershme të mëngjesit, transmeton Portalb.mk.

Nëse kushtet e motit nuk lejojnë kryerjen e dezinfektimit, ai do të kryhet të nesërmen, kur kushtet e motit të jenë të favorshme, në të njëjtën kohë.

Bletarët informohen që të marrin masat e nevojshme për të mbrojtur bletët në kohën e duhur.

Dezinsektim - DeratizimQyteti i Shkupit