Sot në Teatrin Shqiptar do të mbahet komemoracion për Kreshnik Ajdinin

Komemoracioni për Kreshnik Ajdinin do të mbahet sot, në Teatrin Shqiptar, me fillim nga ora 13:00. Ajdini, një intelektual, gazetar dhe aktor i shoqërisë civile, vdiq më 16 qershor 2023, në moshën 55-vjeçare, transmeton Portalb.mk.

Kreshniku ​​do të mbetet përgjithmonë në kujtesën tonë për ngrohtësinë, qetësinë, urtësinë dhe mirësinë e tij”, kanë shkruar kolegët e tij nga CIVIL. Kreshnik Ajdini është një nga themeluesit e CIVIL – Qendrës për liri në vitin 1999 dhe platformës mediatike CIVIL Media në vitin 2009.

Në vitet ’90 ishte botues dhe kryeredaktor i revistës politike “Jeta” dhe bashkëbotues i revistës “Zrak”. Punoi si gazetar dhe redaktor në disa redaksi, ndër të cilat “Flaka e Vllazërimit” dhe “Dnevnik”. Ai ishte krijuesi dhe prducet i një sërë projektesh për paqen, pajtimin, të drejtat e njeriut dhe tejkalimin e kultit të armëve.

Ajdini ishte një përkrahës i zellshëm i nismave dhe lëvizjeve qytetare për demokratizimin e vendit tonë.

Ai është themeluesi dhe pronari i Life Radio në vitin 2002, i njohur për përmbajtjen e tij me përgjegjësi shoqërore dhe mesazhet e paqes dhe pajtimit në vend.

Ajdini përktheu një numër të madh veprash të rëndësishme nga shqipja në maqedonisht dhe anasjelltas, të cilat dhanë një kontribut të madh në njohjen e dy kulturave.

Gazetarë - Gazetari - MediaTeatri Shqiptar ShkupVdekje
Comments (0)
Add Comment