Në krye të Galerisë Nacionale të Maqedonisë së Veriut do të jetë Ali Sinani, në bazë të rezultateve të fundit të Konkursit për zgjedhjen e drejtorit. Ky rezultat nuk është pranuar nga një grup i punëtorëve, transmeton Portalb.mk.
“Pas konkursit për drejtor të Galerisë Nacionale të Republikës së Maqedonisë së Veriut që u shpall pothuajse para tre muajsh, më 9 korrik 2025, u zgjodh dhe u emërua dr. Ali Sinani, drejtor i Institucionit, me mandat katërvjeçar”, njoftuan nga Galeria Nacionale.
Përmes një shkrimi publik, të punësuarit kanë kërkuar anulimin urgjent të Konkursit për zgjedhjen e drejtorit.
“Të punësuarit në Galerinë Nacionale në RMV shprehin fuqimisht pakënaqësinë e tyre në lidhje me vendimin për emërimi ne drejtorit të institucionie.t Publikisht kërkohet shqyrtimi dhe anulimin urgjent të vendimit për zgjedhjen e Ali Sinanit për drejtor”, deklaruan nga ky grup.
Ata theksojnë se Sinani nuk ka përvojë në punën e muzeve, duke shtuar se ai nuk ka asnjë projekt të realizuar në institucionet relevante.