Një autobus privat urban dhe një biçikletë janë përplasur pasditen e sotme në afërsi të Qendrës Tregtare “Mavrovasja”, në kryqëzimin e bulevardeve “Kërste Misirkov” dhe “Goce Dellçev”, në qendër të Shkupit, raporton 360 Gradë, transmeton Portalb.mk.
Siç mund të shihet në foton e publikuar nga 360Gradë nga vendi i ngjarjes, biçikleta ka përfunduar tekstualisht nën rrotën e përparme të djathtë të autobusit.
Deri tani nuk ka informacione për gjendjen shëndetësore të çiklistit.
Ekipet policore ndodhen në vendngjarje dhe po kryejnë ekspertizë.
Për shkak të aksidentit, ka bllokim në një pjesë të korsive të rrugës që çojnë nga bulevardi “Kërste Misirkov” drejt bulevardit “Goce Dellçev”.