Si votuan komunat e shqiptarëve për Frontin Evropian dhe VLEN, por edhe për presidencialet? (Infografik)

Dy koalicionet e partive shqiptare në Maqedoninë e Veriut, Fronti Evropian dhe VLEN sipas rezultateve të deritanishme nga Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve do të kenë 32 deputetë. Fronti Evropian ka siguruar 19 deputetë, ndërsa VLEN 13. Portalb.mk analizoi si votuan komunat e shqiptarëve në zgjedhjet parlamentare për dy koalicionet, por edhe në presidencialet për Stevo Pendarovskin dhe Gordana Siljanovskën.

Votat e komunave me popullatë shqiptare në zgjedhjet parlamentare dhe persidenciale të 8 majit 2024

Sipas 100% të votave të përpunuara nga Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve, në zgjedhjet parlamentare VMRO-DPMNE ka marrë 436.022 vota (58 deputetë), LSDM ka 154.684 vota (18 deputetë), Fronti Evropian ka 1137.561 vota (19 deputetë), VLEN ka 107.090 vota (13 deputetë), Levica ka 68.662 vota (6 deputetë) dhe ZNAM ka 56.277 vota (6 deputetë).

Dallimi midis Frontit Evropian dhe VLEN është mbi 30,468 vota.

Në zgjedhjet presidenciale, Gordana Siljanovska Davkova mori 560.744 vota, kurse Stevo Pendarovski 251.755 vota, dallimi është 471 vota.

Fronti EvropianGordana Siljanovska DavkovaLidhja Evropiane për NdryshimStevo PendarovskiZgjedhje parlamentare RMV 2024Zgjedhje presidenciale RMV 2024