Në lidhje me Ditën botërore të kursimit, shkollat fillore dhe të mesme në Maqedoninë e Veriut do të mund të aplikojnë për bursa në Konkursin e organizuar nga Banka Popullore e Maqedonisë së Veriut, transmeton Portalb.mk.
“Qëllimi i Konkursit është nxitja e kreativitetit, imagjinatës dhe interesit të nxënësve për vlerën e kursimit për të ardhmen, si dhe rolin e kursimeve, parave dhe shërbimeve financiare në kohën bashkëkohore digjitale”, deklaroi Banka.
Në garën e shkollave fillore do të përzgjedhen 12 punimet më të mira, ndërsa në atë të mesme tre. Lista fituese do të shpallet deri më 31 tetor.