Rrjeti social “X”, në pronësi të Elon Musk, ka përjetuar një ndërprerje për mijëra përdorues në mbarë botën që nga mëngjesi i sotëm. Por duket se po lehtësohet pasi mijëra përdorues në SHBA dhe Mbretërinë e Bashkuat raportuan probleme, sipas ueb-faqes për gjurmim të ndërprerjeve Downdetector.com.
Sipas Downdetector, mbi 20.000 probleme u raportuan në SHBA në orën e parë që rrjeti social pësoi një ndërprerje.
Për më tepër, në Mbretërinë e Bashkuar ka pasur mbi 10.800 raportime për probleme me aksesin në rrjetin social X.