Në Maqedoninë e Veriut u regjistrua rritje e çmimeve me pakicë gjatë muajit gusht, krahasuar me gushtin e vitit të kaluar, transmeton Portalb.mk.
“Indeksi i kostos për jetesë në muajin gusht të vitit 2026, krahasuar me muajin gusht të vitit 2025, shënoi rritje prej 2.6%, dhe indeksi i çmimeve me pakicë shënoi rritje prej 2.3%”, raporton Enti Shtetëror i Statistikave.
Rritje e kostot për jetesë është regjistruar edhe në krahasim me korrikun e këtij viti, vetëm për 0.4 përqind, ndërsa çmimet me pakicë shënuan rënie për 0.8 përqind.
Krahasuar me gushtin e kaluar, rritje më e madhe u regjistruar te rekreacioni, sporti dhe kultura për 8.8 përqind, ndërsa më së shumti rënie kemi vetëm te produktet ushqimore (0.4 %) dhe produktet bujqësore (6 përëqind).