RMV, u gjetën dru zjarri pa dokumentacion, tre persona u privuan nga liria

Më 07.10.2026, në orën 15:10, në fshatin Teovë, Komuna e Çashkës, zyrtarët policorë privuan nga liria B.N. (53) nga fshati Lisicë, Komuna e Çashkës, S.K. (33) nga fshati Vranovc i Epërm, Komuna e Çashkës dhe B.K. (57) nga Velesi, transmeton Portalb.mk.

Gjatë kontrollit në terren, në vendin e quajtur “Prisoj”, në territorin e fshatit Teovë, u gjet një automjet transportues “MAN” me targa të Velesit, i ngarkuar me dru zjarri, një pjesë e të cilave ishin pa vulë, ndërsa pjesa tjetër me vulë. B.N. dhe S.K. nuk posedonin dokumentacionin përkatës, ndërsa drutë që kishin vulë ishin shënuar me një “çekan” zyrtar, të cilin ua kishte dhënë B.K., e punësuar në NP “Pyjet Kombëtare”, njësia “Babuna” – Veles.

Për rastin është njoftuar prokurori publik, ndërsa drutë dhe sendet e tjera janë sekuestruar. Pas zbardhjes dhe dokumentimit të plotë të rastit, do të parashtrohen kallëzime përkatëse.

Dru për ngrohjeVelesi