Qeveria e Maqedonisë së Veriut sot në mbledhje shqyrtoi dhe miratoi Propozimin për ndryshime dhe plotësime të Buxhetit për vitin 2026, transmeton Portalb.mk.
Siç sqarojnë nga aty, me ndryshimet e propozuara bëhet përshtatja e të hyrave dhe shpenzimeve të Buxhetit, si rezultat i ndikimit fiskal të masave të ndërmarra nga Qeveria për mbështetjen e qytetarëve dhe bizneseve, përmes uljes së akcizës dhe TVSH-së për karburantet.
“Me ndryshimet e propozuara, të hyrat e përgjithshme parashikohen në 374,2 miliardë denarë, ndërsa shpenzimet në 420,5 miliardë denarë, ndërsa deficiti buxhetor mbetet në të njëjtin nivel”, thonë nga Qeveria.
Propozimi për ndryshimet dhe plotësimet eBuxhetit do t’i dorëzohet Kuvendit për shqyrtim dhe miratim të mëtejshëm.