RMV, rreth 70 mijë kompani për një vit qarkullojnë rreth 36 miliardë euro, dallohen dy sektorë

Në Maqedoninë e Veriut janë te regjistruar 70 843 subjekte afariste, ashtu që qarkullim më të madh kanë subjektet afariste nga sektori i tregtisë me pakicë dhe shumicë, si dhe nga sektori i industrisë përpunuese, transmeton Portalb.mk.

Në 70 mijë ndërmarrjet aktive, ka të punësuar mbi 428 mijë persona.

“Në vitin 2025, 70 843 subjekte afariste të orientuara drejt tregut1)  kanë realizuar qarkullim prej 2 226 478 000 000 denarë dhe kanë gjeneruar vlerë të shtuar bruto prej 522 087 000 000 denarë”, raportoi Enti Shtetëror i Statistikave.

Te vlera e shtuar dallojnë industrinë përpunuese (26.2 %), ndërsa te qarkullimi dallojnë tregtinë me pakicë dhe shumicë (38.7 %) dhe industrinë përpunuese (24.5 %).

 

Agjencia për Punësim RMVNdërmarrje Kompani BiznesPapunësiPunëtor(e) PunëZonë e lirë industriale RMV