RMV, KSHZ e kumtoi daljen e votuesve deri në ora 9

Pas të dhënave të përpunuara nga 1.009 vendvotime, deri në ora 9 në votim për president kanë dalë 4,17 përqind e personave me të drejtë vote, kumtoi kryetari i KSHZ-së, Aleksandar Dashtevski, njofton Portalb.mk.

Siç tha ai, krahasuar me rrethin e dytë të zgjedhjeve presidenciale në vitin 20019, tani ka ulje të jehonës së votuesve deri në ora 9 për 1,9 përqind.

Lidhur me jehonën e votuesve në zgjedhjet parlamentare, deri në ora 9, sipas të dhënave të përpunuara nga 1.033 vendvotime, kanë votuar 4,45 përqind.

Sipas të dhënave të KSHZ-së, dalje më të madhe për zgjedhjet parlamentare ka në Krivogashtan (9,46 përqind), ndërsa më të vogël në Bogovinë (1,43 përqind).

Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve RMV (KSHZ)Zgjedhje parlamentare RMV 2024Zgjedhje presidenciale RMV 2024