Përmes ajrit do të bëhet dezinesektimi ajror i qytetit të Shkupit. Komuna e Shkupit paralajmëroi që gjatë fundjavës do të realizohet ky proces. Ata përkujtojnë bletarët për kujdes, transmeton Portalb.mk.
“Qyteti i Shkupit njofton qytetarët se në fundjavën që vjen, përkatësisht më 27.06.2026 (e shtunë) dhe 28.06.2026 (e diel), në orët e hershme të mëngjesit, do të kryejë dezinfektim ajror kundër formave të rritura të mushkonjave në zonën e Qytetit të Shkupit”, raportoi Komuna e Shkupit.
Ata sqarojnë se në rast se kushtet klimatike nuk lejojnë realizimin e këtij procesi, atëherë procesi do të realizohet ditën e nesërme, nëse kushtet klimatike lejojnë një gjë të tillë.