Qyteti i Shkupit ka ndarë 1 milion denarë për të mbështetur qytetarët që duan të largojnë asbestin nga kulmet

Qytetarët e Shkupit do të mund të aplikojnë deri më 15 tetor në Thirrjen Publike për subvencionimin e qytetarëve për zëvendësimin e çative të asbestit për vitin 2025, transmeton Portalb.mk.

“Thirrja publike do të zgjasë nga dita e shpalljes deri më 15 tetor 2025 ose deri në shterimin e mjeteve të parashikuara për këtë qëllim”, njoftojnë nga Qyteti i Shkupit.

Në këtë projekt Qyteti i Shkupit do të shpenzojë një milion denarë. Këtë mundësi do të mund të shfrytëzojnë banorët e Aerodromit, Butelit, Gazi Babës, Gjorçe Petrovit, Karposhit, Kisela Vodës, Sarajit, Qendrës, Çairit dhe Shuto Orizares.

“Mjetet që do të subvencionojë Qyteti i Shkupit janë maksimumi 50% e vlerës së investimit, por jo më shumë se 100.000,00 denarë, për person/aplikant, nga vlera e përgjithshme e vlerës së nevojshme për zëvendësimin e çatisë së asbestit, duke përfshirë tatimin mbi të ardhurat personale”, sqarojnë nga Komuna.

Në Thirrje paralajmërohet që zëvendësimit i çatisë duhet të bëhet para 14 nëntorit të këtij viti, prej momentit që qytetari do të marrë njoftimin se ka fituar subvencionin

Danela Arsovska – DanellaEkologjiMjedisi jetësorQyteti i ShkupitShkupiTaksa ekologjike