Qytetarët e Maqedonisë së Veriut deri në fund të muajit do të mund të aplikojnë për çmimin “11 Tetori” dhe “22 Nëntori”

Në fund të muajit maj do të përmbyllet konkursi ku qytetarët e do të mund të aplikojnë për çmimin “11 Tetori” dhe “22 Nëntori”. Të dy konkurset zhvillohen paralelisht nga Ministria e Kulturës, të ndara, transmeton Portalb.mk.

“Me çmimin shtetëror “22 Nëntori”, i jepet mirënjohje personaliteteve nga politika, kultura she jeta shoqërore në shtetin tonë, të cilët kanë dhënë kontributin e tyre në përmirësimin e bashkëjetesës dhe mirëkuptimit ndërnjerëzore te personat e bashkësive, kulturave dhe religjioneve të ndryshme”, raportoi Ministria për Kulturë.

Ky çmimi jepet nga Kuvendi i Maqedonisë së Veriut prej vitit 2019 për shkak Ditës së alfabetit shqip.

Gjithashtu edhe çmimi “11 Tetori” i jepet personaliteteve dhe grupeve që vijnë nga shkenca, arti dhe fusha tjera me interes publik. Ky çmim jepet nga Kuvendi i Maqedonisë së Veriut prej vitit 1959, duke shënuar kryengritjen e popullit të Maqedonisë.

 

 

 

 

 

 

Çmimi "11 Tetori”Çmimi “22 Nëntori”Kultura shqiptareKulturë lajmeMinistria e Kulturës (MK)