Qeveria e Maqedonisë së Veriut e miratoi Propozim-buxhetin për vitin 2027

Qeveria sot e miratoi Propozim-buxhetin për vitin 2027, me të cilin i vendosim kornizat fiskale dhe prioritetet zhvillimore për vitin e ardhshëm, deklaroi ministrja e Financave, Gordana Dimitrieska Koçoska. Ajo shtoi se qëllimi kryesor është të sigurojmë financa stabile dhe të qëndrueshme publike, të vazhdojmë me konsolidimin gradual fiskal, por njëkohësisht të krijojmë kushte për rritje ekonomike, investime dhe përmirësim të standardit jetësor të qytetarëve, raporton MIA.

Ajo theksoi se Buxhetin për vitin 2027 e përgatitën në kushte të rrethanave të paqarta ndërkombëzare ekonomike dhe rreziqeve eksterne, për ç’shkak vëmendje e posaçme iu kushtua realëitetit të projeksioneve, qëndrueshmërisë së shpenzimeve dhe shfrytëzimit efikas të mjeteve publike.

“Propozim buxheti për vitin 2027, të ardhurat e përgjithshme janë planifikuar në nivel prej 395,4 miliardë denarë, që është 5,7 për qind më shumë krahasuar me vitin 2026, përderisa shpenzimet e përgjithshme janë projektuar në 440,4 miliardë denarë, që është për 4,8 për qind krahasuar me vitin 2026”, tha ministrja.

Ajo theksoi se deficiti buxhetor është planifikuar në 45 miliardë denarë, përkatësisht 3,5 për qind të BPV-së, dhe është në pajtim me Strategjinë fiskale për periudhën 2027-2031.

Plotësisht, sqaroi ministrja, krahas investimeve kapitale të financuara drejtpërdrejt nga Buxheti, në vitin 2027 do të vazhdojë zbatimi i projekteve të rëndësishme infrastrukturore përmes NPRRSH-së, siç janë Korridori 8 dhe 10D, si dhe do të vazhdojë zbatimi i projekteve të tilla si pjesët e autostradës Kërçovë-Bukojçan, Kërçovë-Ohër dhe Shkup-Bllacë, përmirësimi i infrastrukturës rrugore lokale, si dhe projektet për ndërtimin dhe modernizimin e infrastrukturës hekurudhore, duke përfshirë pjesën lindore të Korridorit 8, pikën kufitare hekurudhore Tabanoc.

Ndërkohë janë duke u zhvilluar procedurat parlamentare për rebalancin e buxhetit për vitin 2026-të.

Ndryshe, me 64 vota “për” dhe asnjë “kundër” dhe i “përmbajtur”, Kuvendit i Maqedonisë së Veriut më 27 korrik e miratoi rebalancin e buxhetit të shtetit për vitin 2026.

Buxheti i shtetitBuxheti komunalGordana Dimitrieska KoçoskaMinistria e Financave (MF)Parlamenti - Kuvendi i Maqedonisë së VeriutQeveria e Maqedonisë së VeriutRebalanci i buxhetit