Nxënësit me kërkesa ndryshe do të mund të aplikojnë deri më 28 nëntor në Thirrjen Publike për ndarjen e bursave për nxënësit e shkollave të mesme të qytetit të Shkupit për vitin shkollor 2026/2027. Bursa mujore është 3 mijë denarë dhe do të jepet nëntë muaj, transmeton Portalb.mk.
“Nxënësit me aftësi të kufizuara nga shkollat e mesme të Qytetit të Shkupit do të stipendohen në bazë të kushteve dhe kritereve të përcaktuara me Rregulloren për mënyrën, kushtet, kriteret dhe procedurën e ndarjes së bursave për nxënës të shkollave të mesme me aftësi të kufizuara, nxënës në shkollat e mesme të Qytetit të Shkupit”, thuhet në Konkursin e publikuara nga Qyteti i Shkupit.
Nxënësit duhet të jenë shtetas të RMV-së, banorë të Shkupit dhe të jenë të rregullt në shkollat e mesme në Shkup, të kenë sukses më së paku 3, të mos shfrytëzojnë bursa tjera dhe të mos kenë përsëritur vitin shkollor.
Të interesuarit duhet të aplikojnë në Arkivin e Qytetit të Shkupit përmes postës deri më 28 nëntor.