Drejtoria për të Ardhura Publike (DAP) ka organizuar Konkurs për nxënësit e shkollave fillore dhe të mesme me titull “Taksa jote, ardhmëria jote”. Në të dy kategoritë do të zgjedhën tre vendet e para, transmeton Portalb.mk.
“Nxënësit, individualisht ose në ekipe, nën kujdesin e një mësuesi, duhet të krijojnë një video të shkurtër, animacion ose krijim digjital me ndihmën e inteligjencës artificiale (IA), përmes të cilit do të tregojnë rëndësinë e taksave dhe rolin e tyre në ndërtimin e një shoqërie më të mirë”, njoftoi DAP-i.
Aplikimi është i hapur deri më 25 nëntor në ora 23:59, ashtu që aplikimi duhet të bëhet përmes adresës konkurs@ujp.gov.mk me titull “Konkurs – Taksa jote, ardhmëria jote”.
Konkursi i tillë organizohet në kuadër të shënimit të Ditës së Taksave.