Rruga në Banjën e Tetovës është bllokuar përshkak të punimeve në murin mbajtës që kanë nisur prej disa ditësh. Qytetarë, të cilët nuk kanë qenë në dijeni të nisjes së punimeve, e që kanë shkuar më herët në Banjë tashmë janë bllokuar, ndërkohë është formuar kolonë veturash që presin të lirohet rruga, shkruan Portalb.mk.
Nga Komuna e Tetovës, për Portalb.mk, deklaruan se punimet do të zgjasin për disa ditë me radhe, madje edhe në fundjavë, ndërsa sot deri në orën 17:00.
Ndërkohë, qytetarëve që kanë ngecur, kohë pas kohe, kur të gjendet hapësirë do t’iu lejohet të kalojnë.
Komuna e Tetovës më 18 gusht në një komunikatë kërkoi nga qytetarët që të reduktojnë lëvizjen me makina në drejtim të Banjës për të shmangur kaosin dhe të mos pengojnë ecurinë e punimeve.
Kujtojmë se ndonëse ishte paraparë që projekti i UNDP-së me Komunën e Tetovës për punimet ndërtimore për murrin mbajtës të dheut rrëshqitës përgjatë rrugës së Banjës të Tetovës të përfundonte në muajin mars, afati për këtë është shtyrë.
Nga zyrat e UNDP-së në vend për Portalb.mk në prill të këtij viti, theksuan se rikonstruksioni i murit mbajtës në “HEC Pena” në gjatësi prej rreth 120 metra realizohet në kuadër të Projektit për përmirësimin e rezistencës ndaj përmbytjeve në rajonin e Pollogut.
Rrëshqitja e dheut përgjatë rrugës për në Banjën e Tetovës mbetet problem i pazgjidhur, i cili rrezikon qytetarët dhe shpesh bllokon lëvizjen në atë aks rrugor. Dheu që rrëshqet përgjatë kësaj rruge vazhdon të përbëjë rrezik për qytetarët në vazhdimësi, ndërsa situata rrënohet kur ka reshje të shiut ku dheu dhe gurët dalin dhe bllokojnë komplet rrugën.
Autoritetet deri tani nuk kanë gjetur zgjidhje për problemin e dheut i cili bllokon rrugën çdoherë që ka reshje. Kjo rrugë, edhe pse e rregulluar në vitin 2017, megjithatë nuk është adekuate dhe plotësisht e sigurt për shkak se shpesh herë ka shembje të tokës përreth, duke bllokuar pjesërisht apo tërësisht kalimin.
- LEXO: Muri mbajtës për parandalimin e rrëshqitjes së dheut te rruga e “Banjës së Tetovës” pritet të ndërtohet në pranverë
- LEXO: Edhe këtë dimër do të ketë rrezik nga rrëshqitja e dheut te rruga e “Banjës së Tetovës”
- LEXO: Rruga e Banjës së Tetovës në gjendje të mjerueshme, rrëshqiti dheu dhe plotë mbeturina (VIDEO)
- LEXO: Rruga e Banjës së Tetovës vazhdon të mbetet e rrezikshme, Kasami premtoi zgjidhje
[…] punimeve, kanë përfunduar punimet për murin mbajtës në rrugën e Banjës i cili u realizua nga UNDP në kuadër të Projektit për përmirësimin e rezistencës ndaj përmbytjeve në rajonin e […]