RMV, pas kërkimit gjashtëorësh është gjetur shtetasi i huaj i humbur në Matkë

Një shtetas rumun, i cili ishte humbur në rajonin e Matkës, në afrsi të shpellës “Vrello”, është gjetur me sukses pas aksionit të koordinuar të Qendrës për Menaxhim me Kriza (QMK) dhe Ministrisë së Punëve të Brenshme (MPB), njofton Portalb.mk.

Siç informoi QMK, në orën 21:55 përmes  Numrit për thirrje emergjente 112 është pranuar thirrje nga një shtetas rumun, i cili ishte humbur në rajonin e Komunës së Sarajit.

Pas pranimit të denoncimit, QMK-ja i ka njoftuar Ministrinë e Punëve të Brendshme (MPB), Drejtorinë për Mbrojtje dhe Shpëtim, si dhe Kryqin e Kuq, ndërmsa përmes komunikimit të vazhdueshëm me personin e humbur, operatorët e QMK-së kanë arritur ta përcaktojnë vendndodhjen e tij të përafërt, bazuar në koordinatat dhe të dhënat e marra nga thirrja.

Informatat pastaj u janë dorëzuar shlrbimeve policore për gjetje më të shpejtë të vendndodhjes.

Personit i është dhënë udhëzim që të mos lëvizte nga vendi ku ndodhej, pasi për shkak të errësirës, terrenit të paarritshëm dhe çorientimit, kjo paraqiste alternativën më të sigurt që njëherit e lehtësonte kërkimin.

Nga MPB-ja menjëherë është organizuar aksion terrenik në koordinim me QMK-në.

Për shkak të terrenit të paarritshëm nga ana e Matkës, ekipet e shpëtimit iu janë afruar vendit përmes Parkut Nacional “Jasen”.

Në operacionin e kërkimit, me automjet terreni, është inkuadruar edhe drejtori i Qendrës për Menaxhim me Kriza, Muhamed Ali.

“Në ora 03:45 të mëngjesit, personi u gjet me sukses. Edhe pse ishte dukshëm i frikësuar dhe i çorientuar, ai ishte në gjendje të qëndrueshme shëndetësore”, thuhet në kumtesën e QMK-së.

Pas gjetjes, personi është dërguar në Stacionin policor të Sarajit, ku MPB ndërmerr masa të mëtejshme në përputhje me kompetencat e saj, duke pasur parasysh se bëhet fjalë për shtetas të huaj.

MatkaQendra për Menaxhim me Kriza (QMK) RMVSezoni turistik - Turist(e)