Prokuroria po zhvillon hetim kundër një polici dhe dy personave të tjerë – kanë grabitur, maltretuar dhe kanë kërcënuar një shkupjan

Tre persona në mesin e të cilëve edhe një polic janë të dyshuar për grabitje dhe privim të kundërligjshëm nga liria, kumtoi Prokuroria Themelore Publike Shkup, transmeton Portalb.mk.

Dy nga tre të dyshuarit më 23 prill të këtij viti, kanë thirrë një person që të dal me arsyetin se i nevojitet ndihmë, ndërsa më pas e kanë futur me dhunë në automobil dhe janë drejtuar te ura “Belasica”.

Automobilin e ka drejtuar nëpunësi policor kundër të cilit procedura është e ndarë dhe do ta udhëheqë Departamentir për ndjekje të veprave penale të kryera nga persona me autorizim policor në kuadër të Prokurorisë Publike për ndjekje të krimit të organizuar dhe korrupsionit.

“Derisa nëpunësi policor ka vozitur, dy të dyshuarit e tjerë e kanë kërcënuar të dëmtuarit dhe i kanë shkaktuar plagë therëse me thikë në këmbë dhe në krahë. Kur ka arritur nën urën, e kanë nxjerrë me dhunë nga automobili dhe gjithë të tretë e kanë sulmuar fizikisht me goditje dhe shkelma dhe grushta në gjithë trupin, duke i shkaktuar lëndime të rënda. I kanë marrë rreth 8.000 denarë sa ka pasur me vete i dëmtuari në atë moment, ndërsa më pas e kanë lëshuar të shkojë, me kërcënimin se nëse më 1 maj nuk u paguan 10 mijë euro do ta vrasin edhe atë edhe babain e tij”, kumtoi Prokuroria.

PTHP Shkup kërkon paraburgim për dy të dyshuarit kundër të cilëve zhvillon procedurë. Njëri prej tyre është në arrati.

Prokuroria Themelore Publike (PTHP) RMV