Problemi me ujin në Gostivar, partitë politike kërkuan përgjegjësi

Partia politike maqedonase në Maqedoninë e Veriut kanë kërkuar përgjegjësi nga oponentët politik dhe kryetari i Komunës së Gostivarit, Valbon Limani, në lidhje me problemin e ujit të pijshëm në Gostivar. Më herët edhe partitë shqiptare kishin reaguar ndaj njëri-tjetrit në lidhje me rastin në Gostivar, transmeton Portalb.mk.

LSDM-ja opozitare alarmoi se informatat po fshihen në lidhje me rastin, duke mos u publikuar edhe analiza e ujit

“Në vend që autoritetet shëndetësore të kërkojnë kontroll të ujit dhe menjëherë të ndërmarrin masa, atë e bën me të dëgjuar Prokuroria Publike. Kështu analizat e ujit nuk u publikohen, Prokuroria thirret në fshehtësinë e hetimit, mjekët dhe qytetarët nuk e  dinë se çfarë ndodh dhe me çfarë përballen. Fshihen informata të cilat patjetër duhet të dihen”, deklaruan nga LSDM-ja.

Ata theksojnë që Qendra për Shëndet Publik ka rekomanduar që ujit mund të pihet, tri ditë para se të konstatohet se qytetarët e Gostivarit kanë pirë ujë të kontaminuar.

“Qeveria e udhëhequr nga VMRO-DPMNE tregoi dhe dëshmoi si duhet të menaxhohet kriza në kohë. Mbi 60 tonë ujë, gostivarasit çdo ditë i marrin për pije dhe nevoja teknike. Rekomandimet dhe masat për atë se çfarë duhet të bëhet në këtë epidemi lokale, menjëherë janë dhënë nga Instituti i Shëndetit Publik dhe Ministria e Shëndetësisë”, deklaruan nga VMRO-DPMNE, duke theksuar edhe nevojën për paraburgimin e të dyshuarve.

VMRO-DPMNE e fajësoi LSDM-në, BDI-në dhe Taravarin se nuk kanë reaguar në kohë në lidhje me problemin.

Ndryshe, Prokuroria po heton raportet kontradiktore të lëshuara nga Qendra për Shëndet Publik (QSHP) Tetovë, njësia rajonale në Gostivar, të datës 29 qershor dhe 13 korrik, sipas të cilave uji në Gostivar ishte i sigurt për konsum, edhe pse Prokuroria kishte konstatuar se që nga 25 qershori ishin vendosur pompa në dhomën e tejmbushjes në fshatin Vërtok dhe ujërat e zeza kishin përfunduar në shtëpitë e banorëve të Gostivarit.

Gostivar është shpallur epidemi të problemeve gastrointestinale, pas paraqitjes së numrit të lartë të i qytetarëve me simptoma si diarre, të vjella dhe dehidratim.

Kujtojmë se me propozim të Prokurorisë, Gjykata Penale në Gostivar shqiptoi 30 ditë paraburgim për tre të dyshuarve për ndotjen e ujit në sistemin e ujësjellësit në Gostivar. Gjykatësja Dragoslada Veselinova tha se duke pasur parasysh dënimin e paraparë me ligj që iu ngarkohet të dyshuarve sanksionohet me të paktën 4 vjet burg, ndërsa, shtoi ajo nëse lihen të mbrohen në liri, ekziston rreziku që ata të arratisen ose të ndikojnë te dëshmitarët.

Inspektorët e Agjencisë për Ushqim dhe Veterinari, së bashku me policinë dhe përfaqësues të Ministrisë së Mjedisit, konstatuan se në tubacionin kryesor ishte vendosur në mënyrë të paligjshme një pompë që fuste drejtpërdrejt ujë nga lumi Vardar. Kontrolli u krye pas njoftimit të prokurorit publik për shkak të dyshimeve se uji ishte ndotur, pas ankesave të qytetarëve. Më pas, uji u ndalua për pirje.

Prokuroria Publike më 20 korrik shpalli rezultatet e analizave, të cilat treguan se në ujë kishte pasur 48 herë më shumë baktere se vlerat e lejuara.

Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI)GostivariHelmimKomuna e GostivaritUji - ujëValbon LimaniVMRO-DPMNE