Në sallën e sporteve në qytetin e Kumanovës, duke filluar prej nesër e deri më 30 gusht do të zhvillohen ndeshjet e Ligës së Kampionëve në futsall, transmeton Portalb.mk.
Ndeshja e parë do të fillojë prej orës 20:30. Në këtë ndeshja do të përballet Forca me ekipin Encamp. Biletat e ndeshjes janë në shitje në hapësirat e sallës.
“Ftojmë të gjithë dashamirët e sportit që të jenë pranë nesh dhe të na përkrahin maksimalisht. Prania dhe mbështetja juaj është forca jonë më e madhe! Ky kompeticion është një mundësi e mirë për klubin dhe për komunitetin tonë që të përfaqësohemi me dinjitet në arenën ndërkombëtare”, deklarojnë nga Forca.
Duke filluar në kohë të njëjtë, më 28 gusht Forca do të përballet me S.S. Murata, ndërsa më 30 gusht me FC Yerevan.