Maqedonia e Veriut edhe në tremujorin e parë të këtij viti ka regjistruar rezultat negativ në shkëmbimin tregtar, duke importuar më shumë sesa ka eksportuar, transmeton Portalb.mk.
“Në periudhën janar-prill të vitit 2025, sipas vëllimit të përgjithshëm të tregtisë së jashtme, pjesa më e madhe e tregtisë është bërë me Gjermaninë, Britaninë e Madhe, Greqinë, Serbinë dhe Kina”, raportoi Enti Shtetëror i Statistikave.
Në raport theksohet se vendet anëtare të Bashkimit Evropian përfaqësohen me 60.6 përqind në totalin e këmbimeve.
“Vlera e përgjithshme e eksportit të mallrave nga Republika e Maqedonisë së Veriut për periudhën janar-prill të vitit 2025 është 2 601 805 000 euro dhe shënon rënie prej 1.5% në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit paraprak. Vlera e mallrave të importuara është 3 726 084 000 euro, që është për 0.8% më pak krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit paraprak”, raportoi Enti.
Eksporti i sektorit të pijeve dhe duhanit ka shënuar rritje në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar.