Për 7 përqind kemi rritje të çmimeve në industrinë e Maqedonisë së Veriut

Në industrinë e Maqedonisë së Veriut ka pasur rritje për 6.9 përqind në nivel vjetor, ndërsa në krahasim me muajin paraprak kemi rritje për 0.3 përqind, transmeton Portalb.mk.

“Në muajin shtator të vitit 2026, krahasuar me të njëjtin muaj të vitit paraprak, çmimet e shitjes së prodhuesve të produkteve industriale, gjithsej, janë rritur në sektorin e Minierave dhe gurorë për 24.3%, Industria përpunuese për 6.1%, Furnizimi me energji elektrike, gaz, avull dhe ajër të klimatizuar për 10.4% dhe Furnizimi me ujë; largimit të ujërave, menaxhimit të mbeturinave dhe veprimtarive për sanimin e mjedisit për 2.4%”, raportoi Enti Shtetëror i Statistikave.

Enti raportoi që në krahasim me muajin gusht, në muajin shtator kemi rritje të çmimeve më së shumti në sektorin e minierave (1.5 %) dhe te furnizimi me energji elektrike, gaz, avull dhe ajër të klimatizuar (1.2 %).

 

 

ÇmimeEkonomia e shtetit - Lajme ekonomiZonë e lirë industriale RMV